Maran ndjek nga afër tre ndeshje të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka vijuar turin e tij të monitorimit të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore.
I shoqëruar nga ndihmësit e tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, tekniku kuqezi ka ndjekur fillimisht nga stadiumi të mërkurën sfidën hapëse të javës së 9-të, Vora-Vllaznia, për të vijuar më pas me ndjekjen e sfidës Tirana-Dinamo të enjten në “Niko Dovana” të Durrësit dhe për ta mbyllur turin e tij me ndeshjen Egnatia-Teuta, që u luajt dje pasdite në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.
Siç edhe kishte deklaruar qysh në momentin e nënshkrimit të kontratës me FSHF në muajin maj, Maran vazhdon të vëzhgojë nga afër ndeshjet e kampionatit dhe të monitorojë paraqitjet e lojtarëve që janë ose mund të jenë kandidatë potencialë për Kombëtaren shqiptare.
Gjithashtu, trajneri kuqezi ka vizituar më parë edhe disa skuadra të kampionatit gjatë procesit stërvitor, duke monitoruar mënyrën se si punohet dhe ka pasur mundësinë të flasë nga afër edhe me teknikët e klubeve shqiptare.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
