SPAK e akuzon për sigurim kushtesh për vrasje, GJKKO lë në burg 29-vjeçarin Ardit Gjakrosa
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardit Gjakrosën, i ekstraduar 2 ditë më parë nga Gjermania.
Gjakrosa akuzohet nga SPAK për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”.
29-vjeçari u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden.
Ndaj tij ishte caktuar masa arrest me burg për disa vepra penale, mes të cilave edhe Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në maj të vitit 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal””, njoftoi policia një ditë më parë.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
