985 gola në karrierë, Cristiano Ronaldo nuk ndalet: Edhe 15 për të prekur rekordin e madh

Cristiano Ronaldo hodhi një tjetër hap të madh drejt objektivit të 1000 golave në karrierë.
Sulmuesi portugez realizoi një tregolësh në fitoren 5-3 të Al Nassr përballë Al Kholood, duke e çuar në 985 numrin e golave të shënuar gjatë karrierës së tij profesionale dhe ndërkombëtare.
Ronaldo ishte protagonisti kryesor, duke realizuar të tre golat e tij në pjesën e dytë të takimit, teksa në të parën iu anuluan dy gola.
Me rezultatin 2-2, 41-vjeçari mori përdore skuadrën dhe bëri diferencën në fushën e lojës.
Goli i parë erdhi në minutën e 66-të me këmbën e majtë. Vetëm pesë minuta më vonë, Ronaldo realizoi sërish, këtë herë me kokë.
Pak minuta më pas, Ronaldo shënoi golin e tretë, teksa goditi saktë me këmbën e djathtë, duke kompletuar një tregolësh perfekt, një gol me të majtën, një me kokë dhe një me të djathtën.
Në këtë mënyrë, ylli portugez arriti në kuotën e 985 golave në karrierë, duke qenë vetëm 15 gola larg objektivit të madh, shifrës historike prej 1,000 golash.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
