Efektet e Protestës/ Mbledhja e qeverisë, jep dorëheqjen nga detyra ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

2 September 2026, 12:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta e madhe jep efektet e para në qeverinë Rama. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Sala e ka komunikuar vendimin gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë, duke i dhënë fund një mandati relativisht të shkurtër në krye të një prej dikastereve më të rëndësishme të qeverisë.

Për momentin nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet që e kanë çuar ministren drejt dorëheqjes, por në paraqitjen e dorëheqjes mësohet që ajo të ketë thënë se "do të ndjekë karrierën e saj akademike".

Evis Sala mori drejtimin e Shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u përfshi në kabinetin e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama. Në momentin e prezantimit të saj, Rama e vendosi theksin te profili profesional dhe akademik ndërkombëtar i Salës, e cila vinte në qeveri pas një karriere të gjatë në institucione të njohura mjekësore dhe universitare jashtë Shqipërisë.

Sala është mjeke radiologe dhe ka punuar më parë në Universitetin e Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë. 

 

 

Po ndodh...

ide