“Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti”/ Thirrja e aktivistit nga sheshi: Të gjithë të qëndrojmë së bashku për Shqipërinë!
Gjatë fjalës së tij në ditën e 98-të të qëndresës popullore para Kryeministrisë, aktivisti u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 8 shtator të zhvendosin aksionin e revoltës përpara godinës së Kuvendit, aty ku rinisin zyrtarisht punimet parlamentare.
Aktivisti e cilësoi nisjen e sesionit të ri parlamentar si një moment përballjeje direkte me mazhorancën e Edi Ramës dhe deputetët e tij.
“Më datën 8 shtator jemi të ftuar të gjithë te Parlamenti! Edi Rama ka ftuar popullin të ballafaqohet me deputetët e tij për hallet tona. Ju lutem të gjithëve, më datën 8 shtator, ora 17:00, të gjithë atje!” deklaroi ai me ton mjaft të prerë.
Përmes një fjalimi prekës e të fortë, aktivisti iu drejtua të gjithë qytetarëve dhe grupimeve që kanë mbajtur gjallë protestën në këto 98 ditë, duke kërkuar tejkalimin e çdo përçarjeje apo inati personal që ka lindur gjatë rrugëtimit.
“Sonte do të flas me ju që keni ecur bashkë me të njëjtën ëndërr dhe shpresë për vendin, ju që shkuat deri në vetëmohim për të mbajtur gjallë këtë protestë. Erdhi dreqi e bashkë me dreqin erdhën fjalët. Miqtë u bënë kundërshtarë e kundërshtarët u bënë armiq. Nuk po them kush gaboi, por ju kujtoj se keni qenë vëllezër para se dreqi të vijë mes jush. A ja vlen të humbësh vëllezërit veç për një fjalë që tha dikush tjetër?” u shpreh ai.
Në përmbyllje të fjalës së tij, aktivisti bëri një apel drithërues që për hir të të ardhmes së fëmijëve dhe vendit, protestuesit të falin njëri-tjetrin dhe të unifikojnë rradhët e tyre.
“Vëllezër e motra, për hir të Zotit e atdheut lini pas krenarinë që ju ndan dhe ta nisim bashkë për Shqipërinë, për fëmijët dhe tokën që ju bashkon! Nëse ka akoma inate mes jush, le t’i varrosni sonte. Nëse duart tuaja kanë mbetur të shtrënguara prej inatit, hapini ato sonte!” përfundoi aktivisti përballë turmës në bulevard.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128