Fantazma rrëqethëse e vajzës me sy të zinj rikthehet në fshatin londinez

16 Mars 2023, 19:10 / MISTERE ALFA PRESS

Fantazma rrëqethëse e vajzës me sy të zinj rikthehet në

Një hetues i aktiviteteve paranormale u thirr në një fshat turistik në Staffordshire, të Mbretërisë së Bashkuar, nga banorët e zonës pasi ata i treguan se një fëmijë me sy të zinj ishte kthyer 30 vjet pasi fantazma e saj u pa për herë të parë. Sipas Daily star, Lee Brickley, 35 vjeç, filloi të kërkonte nëpër zonë në vitin 2014 pasi mori një raport nga një burrë se ai dhe gruaja e tij takuan një vajzë sytë e së cilës nuk dukeshin pasi ishin të mbuluar nga ngjyra e zezë.

“Sapo hymë në pyll dhe rruga nuk shihej më, filluam të dëgjonim zhurmën e të qeshurës së një vajze të vogël. Për habinë tonë, një fëmijë, jo më shumë se një metër i gjatë, u shfaq nga askundi  në shtegun përballë nesh. Ne u ndalëm pasi vumë re se sytë e saj nuk kishin ngjyrë. Koka e saj ishte e anuar anash në të njëjtën mënyrë që do të dukej nëse do të ishte varur. Ajo na nguli sytë për rreth pesë minuta para se të ikte në një zonë me pemë të dendura. Gruaja ime donte ta ndiqte, por unë jo“, thotë ai.

Një grua që përdor pseudonimin ‘zonja Kelly’ gjithashtu kontaktoi Brickleyn pasi pretendoi se kishte hasur në pamjen e frikshme.

“Rreth dy muaj më parë, vajza ime dhe unë po ecnim nëpër Luginën e Birches kur dëgjuam britmat e një fëmije të vogël. Nuk mund të dalloja nëse ishte një djalë apo një vajzë, por padyshim dukej në ankth dhe ishte shumë pranë nesh, kështu që menjëherë filluam të vrapojmë drejt zhurmës. Nuk e gjetëm dot fëmijën askund dhe u ndalëm për të marrë frymë, atëherë u ktheva dhe pashë një vajzë që qëndronte pas meje, jo më shumë se 10 vjeçe, me duart mbi sy, sikur po priste një tortë ditëlindje. E pyeta nëse ishte mirë dhe nëse kishte qenë ajo që bërtiste, ajo më pas uli krahët në krah dhe hapi sytë, që ishte kur pashë se ishin plotësisht të zinj, pa iris, pa të bardhë, asgjë. Unë bëra pas dhe mora vajzën time. Kur e pashë përsëri, fëmija ishte zhdukur. Ishte vërtet e çuditshme, e dija se diçka do të ndodhte, edhe para se të ndodhte, thjesht kisha një ndjenjë të çuditshme”, tha ajo.

Hetuesi tha se sipas tij fëmija me sy të zi duket të jetë një lloj demoni por ai ende nuk ka mundur ta zbardhi misterin.

“Ndonëse mund të duket si një takim normal, pothuajse të gjitha raportet përfshijnë fëmijën duke i udhëhequr njerëzit drejt situatave potencialisht të rrezikshme. Kam marrë nëntë raporte të ndryshme në dy vitet e fundit nga dëshmitarë në dukje të besueshme. Gjatë intervistave, shumica e tregimeve të tyre kanë qenë shumë të ngjashme”, tha ai.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128