Ora prej ari e një pasagjeri të pasur të Titanikut shitet për 1.78 milionë paund në ankand

Një orë xhepi prej ari e gjetur në trupin i një prej pasagjerëve më të pasur të Titanikut është shitur për 1.78 milion paund, duke vendosur një rekord të ri në ankand, raporton BBC.
Ora i përkiste Isidor Straus, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Ida ishte mes më shumë se 1,500 viktimave që humbën jetën pasi anija, në udhëtimin e saj nga Southampton drejt Nju Jorkut, u përplas me një ajsberg dhe u fundos më 14 prill 1912.
Trupi i tij u gjet disa ditë pas tragjedisë dhe ndër sendet personale ishte edhe ora e xhepit 18 karatësh e markës Jules Jurgensen. Ajo ka qëndruar në pronësi të familjes për më shumë se një shekull deri në shitjen e së shtunës në shtëpinë e ankandeve Henry Aldridge and Son në Devizes, Wiltshire.
Isidor Straus, me origjinë nga Bavaria, ishte një biznesmen dhe politikan amerikan, si dhe bashkëpronar i qendrës së njohur tregtare Macy’s në Nju Jork.
Gjatë natës së fundosjes, besohet se bashkëshortja e tij besnike, Ida, refuzoi të hipte në një varkë shpëtimi, duke thënë se nuk donte të linte burrin e saj dhe se do të preferonte të vdiste pranë tij. Trupi i saj nuk u gjet kurrë.
Në të njëjtin ankand u shit edhe një letër e shkruar nga Ida Straus në letrën zyrtare të Titanikut dhe e postuar gjatë udhëtimit, e cila arriti çmimin 100,000 paund.
Një listë pasagjerësh të Titanikut u ble për 104,000 paund, ndërsa një medalje ari e dhënë ekuipazhit të anijes shpëtuese RMS Carpathia nga të mbijetuarit u shit për 86,000 paund.
Në total, ankandi i objekteve të lidhura me Titanikun arriti vlerën e 3 milionë paundëve.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


