“Na shpëtoi rezultati”, Maran i sinqertë: Për pak shkatërruar gjithçka, lojë nën nivel

7 October 2026, 09:38 / SPORT ALFA PRESS

“Na shpëtoi rezultati”, Maran i sinqertë: Për pak

Imazhi i Rolando Maran duke festuar golin e Asllanit në shtesë tregon shumë, flet qartë për presionin ku ishte tekniku italian, i vetëdijshëm se një blof i tillë përballë San Marinos do të kishte një efekt negativ, jo vetëm për fatet e Grupit 1, për do të vendoste menjëherë në pikëpyetje projektin e tij në krye të stolit kuqezi, të paktën këtë na ka treguar e shkuara.

Për fat të mirë, Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke shmangur çdo aludim apo projeksion negativ. Maran dhe jo vetëm kapet fort vetëm pas 3 pikëve, pjesa tjetër, loja e shfaqur është e gjitha për t’u harruar: “Padyshim nuk kemi bërë një ndeshje të mirë, por nëse në pjesën e parë do të kishim mbyllur ndeshjen, ne nuk do të përjetonim këtë pjesë të dytë ku vendosëm në diskutim gjithçka. Fakti që nuk e bëmë, siç ndodhi herën e kaluar, komplikoi gjithçka. Në fund marrim me vete rezultatin që na lejon të jemi në krye të renditjes. Dominuam ndeshje, por e vendosëm në diskutim, mund të shkatërronim gjithçka, por na shpëton rezultati”, u shpreh Maran.

Në konferencë për shtyp, tekniku italian bëri dhe një bilanc të 4 ndeshjeve në Nations League: “Jam i kënaqur me pikët e marra, ndjej keqardhje vetëm për faktin se mund të kishim mbyllur llogaritë me këtë grup. Jam i mërzitur me nivelin e shfaqur në këtë sfidë, por mos harrojmë, mund të ishim me 12 pikë në këtë grup”, theksoi ndër të tjera Maran.

 

 

Po ndodh...