Shpërthim me tritol në derën e një banese në Elbasan, policia zbardh dyshimet e para

7 October 2026, 10:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Elbasan,

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e fundit në lagjen “Çlirimi” në Elbasan, duke shkaktuar dëme materiale në një banesë.

Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet se është vendosur në derën e jashtme të rrethimit të banesës së një 69-vjeçari, i identifikuar si Shefki Frakulli.

Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet se është vendosur pranë hyrjes së banesës, duke shkaktuar dëmtime në derën e jashtme të rrethimit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave.

Janë administruar provat dhe materialet e nevojshme, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të kësaj ngjarjeje. Në banesë jetonte vetëm çifti Frakulli, ndërsa dy djemtë e familjes ndodhen prej vitesh në emigracion, përkatësisht në Angli dhe Itali.

Po ndodh...