Pjesë e organizatës që mashtronin italianë, Apeli vulos 6 vite burg për nënën e foshnjës 4-muajshe

7 October 2026, 11:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pjesë e organizatës që mashtronin italianë, Apeli vulos 6

Një vendimi i marrë së fundmi nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për nënën e një foshnjeje 4 muajshe, e cila është dënuar me 6 vite e tetë muaj burg, ka ngritur shqetësim të madh për mënyrën se si do të rritet fëmija i saj. Bëhet fjalë për Greta Gjoci Pepa të cilën më 5 tetor të këtij viti, Apeli i Posaçëm caktoi ndaj saj 6 vite e tetë muaj burg, pasi akuzohet për mashtrim përmes call center-ave.

Rasti është vënë në qendër të vëmendjes dhe është bërë i ndjeshëm duke qenë se Greta Gjoci është nënë e një foshnjeje vetëm 4-muajshe dhe tre vite ajo ka qëndruar nën masën e arrestit në shtëpi.

Referuar akuzës së ngritur nga SPAK, ashtu siç kemi raportuar dhe ne më parë, Gjoci nuk është dënuar vetëm për ushtrimin e detyrës si operatore në një call center. Po ashtu mësohet se ajo ëhstë shpallur fajtore dhe për veprat penale të “mashtrimit kompjuterik” në bashkëpunim, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, pasi ka qenë pjesë  e grupit të Bruno Çobos.

"Greta Gjoci (Pepa), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.", shkruhej në njoftimin e bërë nga SPAK. 

Organizata dyshohet se drejtohej nga Bruno Çobo, i cili pak kohë më parë iu dorëzua autoriteteve, ndërsa ishte arratisur më parë drejt Dubait. Përmes mashtrimit kompjuterik, dyshohet se grupi në fjalë ka përfituar 4.7 milionë euro përmes mashtrimit.

Në shkallën e parë, Gjoci u dënua me 10 vite burgim, por nga përfitimi i gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke përfunduar në 6 vite e 8 muaj burgim.

Pas vendimit të Apelit, pritet që autoritetet të procedojnë me ekzekutimin e dënimit të formës së prerë ndaj Greta Gjocit. Burime për mediat bëjnë me dije se ajo pritet të shoqërohet nga Policia për në burgun e grave në Pojskë, ndërsa mbetet për t’u parë në vijim mënyra se si do të trajtohet situata e foshnjës së saj 4-muajshe.

Të qenit nënë nuk e anulon automatikisht dënimin me burgim, sidomos kur dënimi përfundimtar është mbi 5 vjet. Por ligji parashikon mbrojtje dhe trajtim të posaçëm për gratë e burgosura me fëmijë. Për shembull, ligji parashikon seksione të veçanta për nënat me fëmijë deri në 3 vjeç dhe çerdhe të posaçme brenda institucionit.

Po ndodh...