Zjarri përfshin fshatin Bestrovë në Vlorë, tre vatra aktive dhe dëme të konsiderueshme në ullinj

7 October 2026, 11:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri përfshin fshatin Bestrovë në Vlorë, tre vatra aktive

Për shuarjen e zjarrit në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, tre autobote, si dhe shërbimet e Emergjencave Civile. Forcat në terren kanë punuar për disa orë për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera.

Situata është bërë edhe më shqetësuese pasi nga flakët janë rrezikuar edhe dy stane, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur përhapjen e zjarrit drejt tyre.

Pas rreth pesë orësh, forcat zjarrfikëse kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa vijon puna për monitorimin e zonës dhe eliminimin e mundësisë së riaktivizimit të vatrave.

Dëmet e shkaktuara në bimësi, shkurre dhe ullinj janë të konsiderueshme. Ndërkohë, nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të rënies së tij.

Po ndodh...