Ndezi zjarrin që shkrumboi me dhjetëra hektarë, arrestohet piromani i moshuar në Krujë

8 September 2026, 13:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 67-vjeçar i cili akuzohet se është autori i zjarrvënies të qëllimshme që përfshiu fshatin Halil dhe në vendet e quajtura “Kodra e Stafukeve” dhe “Kodra e Babasve”.

Policia bën me dije se i moshuari ka ndezur një zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, për të djegur mbeturina bimore.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur, ku janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme dhe pemë frutorë, në fshatin Zallë dhe në zonat përreth.

Po ashtu policia i ka bërë apel qytetarëve, fermerëvedhe pronarëve apo poseduesit e kullotave, që në asnjë rrethanë të mos ndezin zjarr.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Arrestohet në flagrancë autori i një rasti zjarrvënieje në fshatin Zallë.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, pati dëme të shumta materiale edhe në fshatin Halil dhe në vendet e quatuara “Kodra e Stafukeve” dhe “Kodra e Babasve”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit për një vatër zjarri në fshatin fshatit Zallë, u mundësua arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit I. H.(K.), 67 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, për të djegur mbeturina bimore.

Zjarri ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë e përhapjes së tij janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme dhe pemë frutorë, në fshatin Zallë dhe në zonat përreth.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon në mënyrë të përsëritur, për të gjithë qytetarët, fermerët dhe pronarët apo poseduesit e kullotave, që në asnjë rrethanë të mos ndezin zjarr. Gjithashtu, praktika e gabuar dhe penalisht e ndëshkueshme e djegies së mbeturinave në toka bujqësore ose kullota, përbën rrezik për përhapje të pakontrollueshme të flakëve, si dhe për dëmtim të pronës, shëndetit dhe jetës.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë menjëherë, çdo shtetas që tenton të ndezë zjarr, duke iu garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm dhe konform ligjit.

 

Po ndodh...