Pas Joe Wilson, reagon edhe kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve, të palët të refuzojnë dhunën!

17 October 2026, 22:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Kongresmeni amerikan Robert Aderholt ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, në ditën e pestë të protestave, duke kërkuar respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të qytetarëve.

Në reagimin e tij, Aderholt thekson se populli shqiptar meriton institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij. Ai u bën thirrje të gjitha palëve të refuzojnë dhunën, ndërsa kërkon nga qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë.

Kongresmeni amerikan vë në dukje gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në përcaktimin e së ardhmes së vendit, duke theksuar se ata meritojnë të dëgjohen.

Reagimi
“Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.

 

Screenshot 47
Screenshot 47

 

Po ndodh...