Përplasje e fortë në studio / Gazetari Toska përballet me Agron Taren: Më kërcënoi me jetë! Vëllai yt fshehu vilat e Ballukut! Je bixhozxhi dhe…
Një përplasje e fortë me akuzat të rënda ka shpërthyer drejtpërdrejt në studion e emisionit “Minuta e Parë” në News24, ku gazetari Almer Toska u përball me Agron Taren për akuzat mbi lidhjet me Belinda Ballukun dhe hetimet e drejtësisë.
Toska lëshoi akuza alarmante duke deklaruar se jeta e gazetarëve në Shqipëri është në rrezik të drejtpërdrejtë nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe rrethi i saj i drejtorëve, duke përmendur goditjen e një gazetareje si një tentativë të pastër për vrasje.
“Jeta e gazetarëve në Shqipëri është vënë në rrezik nga Balluku dhe drejtorët e saj. Një gazetare e ‘Fiks Fare’ është aksidentuar dhe përplasur me motomjetin e saj nga një person, çka duket qartë se ka qenë tentativë për vrasje vetëm sepse gazetarja intervistoi Belinda Ballukun. Mirzeta Kashnica është kërcënuar, bashkëshorti i saj është shtyrë të vetëvritet. Çështja Balluku është vazhdimësi: po kërcënohen dhe vriten gazetarët,” denoncoi Toska.
Gazetari Toska vijoi me akuza të forta drejtuar përballë Agron Tares, duke zbuluar sipas tij rolin e pjesëtarëve të familjes së tij në dosjet e SPAK-ut dhe proceset gjyqësore në GJKKO.
“Unë kam ardhur të tregoj kush është Agron Tare, babai i tij Isa Tare dhe Igli Tare. Isa Tare, personi që ka dhënë dëshmi të rreme për çështjen ‘Partizani’, nuk paraqitet në GJKKO të dëshmojë sepse pretendon se është me demencë. Igli Tare ka dy vila që sot janë të sekuestruara dhe GJKKO nuk ia ka rikthyer pas kërkesës. Igli Tare u bë pis nga Belinda Balluku. Më 19 maj të këtij viti Agron Tare ka qenë në SPAK, është pyetur për fshehjen e provave e komunikimet për 35 minuta,” u shpreh gazetari.
Debati degradoi më tej kur Toska deklaroi se është kërcënuar drejtpërdrejt me jetë nga Tare, duke e cilësuar këtë si mesazh të dërguar nga vetë Balluku.
“Ky person që kam përballë më ka kërcënuar mua me jetë, është kërcënim i drejtpërdrejtë nga Belinda Balluku. Do të flas me prokurorinë për këtë gjë, është diçka shumë e rëndë. Po jetojmë në shtet kriminal sepse po i vjen fundi kësaj klike të korruptuar të drejtuar nga Belinda Balluku. Agron Tare ka lidhje të ngushtë me Ballukun që në rini të hershme. Ti je narkoman, bixhozxhi! Ju si familje jeni të gjithë për burg, vëllai yt është i përfshirë në çështjen e Ballukut me dy vila në emër të tij,” përfundoi Toska.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
