Përplasje para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë
20 October 2026, 18:15 / AKTUALITET
Situata është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës para Kryeministrisë, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Sipas raportimeve, protestuesit kanë hedhur gurë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë larguar nga zona para godinës qeveritare, ndërsa efektivë të shumtë janë vënë në ndjekje të tyre në rrugët e kryeqytetit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet vijojnë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
