Plas vullkani dhe sjell kaos, Indonezia mbyll 6 aeroporte, mbi 20 mijë pasagjerë të bllokuar

Në fillim shpërthim dhe më pas, gjithçka ndryshoi… Vullkani Anak Krakatau në Indonezi ka rinisur aktivitetin e tij, duke shkaktuar kaos në trafikun ajror të vendit. Si pasojë e hirit vullkanik, gjashtë aeroporte, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Xhakartës, kanë pezulluar fluturimet. Mbi 20 mijë pasagjerë janë bllokuar.
“E kuptoj që një vullkan mund të shpërthejë. Problemi është, pse nuk u informuam? Nëse shpërtheu mbrëmë dhe kishte një parashikim se fluturimet do të anuloheshin, duhet të na ishte thënë që në fillim. Në këtë mënyrë, pasagjerët nuk do të kishin pasur nevojë të vinin këtu. Mund të kishim kërkuar alternativa të tjera. Disa njerëz kanë anëtarë të familjes që kanë ndërruar jetë dhe tani nuk mund të shkojnë për funeralin”, tha pasagjerja Ersy Laksita Rini.
Hiri është regjistruar deri në rreth 6 mijë metra lartësi mbi Java, ndërsa shtëllunga vullkanike ka arritur deri në 15 mijë metra në drejtim të Sumatrës. Aeroporti ndërkombëtar Soekarno-Hatta e ka zgjatur disa herë pezullimin e fluturimeve, deri në orën 17:30 sipas kohës lokale. Dhjetëra fluturime ndërkombëtare janë anuluar ose vonuar, duke prekur linjat drejt Singaporit, Kuala Lumpurit, Hong Kongut, Guangzhou dhe Dohas.
“Më kanë thënë se fluturimi ishte anuluar, mendoj se do të përpiqem të gjej një hotel në Xhakarta dhe të vij nesër sërish për të ikur nga këtu”, shprehet Eloann Tasset, turist francez.
Singapore Airlines ka anuluar 19 fluturime mes Singaporit dhe Xhakartës, ndërsa mijëra pasagjerë janë përballur me radhë të gjata dhe vonesa. Autoritetet indoneziane thonë se aktiviteti i vullkanit është rritur që prej muajit korrik dhe ka arritur nivelin më të lartë ditët e fundit. Megjithatë, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të përdorin maska e mbrojtje për sytë, ndërsa theksojnë se aktualisht nuk ka rrezik të menjëhershëm për një cunami.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128