Plot 13 gola të pësuar në 6 javë, Partizani largon trajnerin rumun

12 October 2026, 14:35 / SPORT ALFA PRESS

Plot 13 gola të pësuar në 6 javë, Partizani largon trajnerin

Partizani dhe Florin Bratu ndajnë përfundimisht rrugët. Plot 13 gola të pësuar në gjashtë javët e para si askush tjetër te Partizani, ndërsa vetëm 4 pikë dhe vendi i parafundit në renditje bënë që bashkëpunimit t’i vijë fundi. Trajneri rumun rezultoi një nga më të dobëtit në historinë e “demave”, për aq kohë sa drejtoi.

Humbja në derbin me Tiranën vazhdon të sjellë vendime drastike te Partizani. Kujtojmë se në edicionin e kaluar ishin Mladen Milinkoviç dhe Oltijon Kërnaja, që u larguan pikërisht pas disfatave në derbi.

Bratu u zyrtarizua në muajin korrik. Partizani gëzoi një fitore me Vllazninë në Shkodër nën drejtimin e tij, ndërsa barazoi me Teutën në debutim. Sfidat që u humbën ishin ndaj Laçit, Dinamos, Egnatias dhe Tiranës.

 

 

Po ndodh...