24 orë ‘liri’ për Berishën/ Haklaj: Vetëm në Afrikë protestohet kundër drejtësisë

27 Dhjetor 2023, 18:54 / POLITIKË ALFA PRESS

24 orë ‘liri’ për Berishën/ Haklaj: Vetëm

Për të tretën herë kërkohet përjashtimi i gjyqtares, Irena Gjoka nga gjykimi i Sali Berishës për aferën Partizani, me pretendimin e konflikt të interesit, pavarësisht se e njëjta kërkesë është rrëzuar në dy herët e para. Avokatët të ftuar në "Studio Live" në Report Tv shpjegojnë arsyet e kësaj kërkese të cilën e quajnë qesharake 

Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj shprehet i bindur se nesër gjykata do të shpallë një vendim pavarësisht manovrave të avokatëve të Berishës.

“Gjykata nesër shpall  vendimin, konkluzionet janë bërë avokatët kanë ngritur të gjitha pretendimet. Gjykata ka deklaruar se nesër në orën kaq do shpallë votën. Vetëm në Afrikë ka protesta kundër drejtësisë. Skenat e sotme kanë qenë të turpshme. Një ekran i ndarë në dysh në njërën anë fliste Shkëlzeni në anën tjetër Berisha që i bënte presion drejtësisë.”
Vendimi i GJKKO nëse do të pranojë apo jo kërkesën e SPAK për masë arresti shtëpie ndaj Sali Berishës, në hetim për aferën “Partizani pritej sot por u shty për nesër pasi avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. SPAK kërkon që Berisha të ruhet edhe me polic te dera e të ketë komunikim vetëm me familjarët që jetojnë me të.

 

Po ndodh...