
Ahmetaj i telefonon live Çim Pekës nga arratia: Nuk jam zar i Berishës dhe Ramës!


Arben Ahmetaj, ish-numri 2 i qeverisë Rama, në një lidhje telefonike për në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV, theksoi se ai nuk është zar i politikanëve si Berisha apo Rama ndërsa shtoi se familjarët e tij dhe miqtë e tij po i masakrojnë.
Ish-zëvendëskryeministri u shpreh se ‘kreu i organizatës del me Erion Veliajn dhe Benet Becin dhe thotë këta kanë mbështetjen time’.
Ahmetaj: Nuk jam zar i Berishës, Nanos dhe as i Ramës, nuk e kam për natyrë të jem zar.
Nuk kam bërë asnjë tender te rindërtimi. Ajo që unë kam mundësi të bëj është të mbroj vendin tim, familjen dhe miqtë e mi që i masakrojnë. Kërkojnë lloj lloj lidhjesh që nuk i kanë. Nuk e kam gënjyer shtetin. Duhet të shkoj unë në burg që të integrohet shqipëria? Po mirë e bëj unë që fëmijët e mi të thonë u fut babai në burg dhe Shqipëria shkoi në Europë.
Kreu i organizatës del me Erion Veliajn dhe Benet Becin dhe thotë këta kanë mbështetjen time. Për mua thotë se po të ishte ky prokuror unë do ta kisha shumë më keq.
Duket sikur negocioni me të vërtetën, sikur trajtohet më shumë si gjysëm e vërtetë? E vërteta është proces, e dyta unë kam procesin tim të analizimit të të gjitha fakteve dhe letrave që kam. Është edhe mënyra si komunikoj me publikun, unë nuk kam çfarë kërkoj nga kreu i organizatës. Unë pres masakër.
Nuk e shtrembëroj të vërtetën, nuk kam ndërmend të qëndroja 6 orë me publikun që t’ju vinte për të vjedhë. Nuk jam 007! Nuk bëj llogari me të vërtetën. Unë e besoj që Shqipëria nuk e meriton të jetë në këtë pikë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128