Alibeaj thirrje Nikollës: Po kalon në Kuvend ligji më i shtrenjtë në 30 vite, deputetëve që nuk janë në grupe parlamentare t’u jepet kohë 10 minuta

24 Nëntor 2022, 11:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Alibeaj thirrje Nikollës: Po kalon në Kuvend ligji më i

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar kohë të pakufizuar për debatin në lidhje me marrëveshjen për Portin e Durrësit. Alibeaj i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që deputetët të kenë 10 minuta kohë për të folur për marrëveshjen më të shtrenjtë në 30 vite.

Sipas tij, edhe deputetët që nuk janë në grupe parlamentare të kenë 10 minuta në dispozicion.

Debati

Alibeaj: Në konferencën e kryetarëve është vendosur në mënyrë të njëanshme koha e debatit. Në seancën e kaluar kam qenë unë që e kam ngritur për herë të parë dhe ju kishit detyrimin që duhej të votohej koha. Iu kam paraqitur një kërkesë për të rimbledhur edhe njëherë konferencën e kryetarëve për të zhbërë shkeljen e rregullores. Të gjithë deputetët që nuk janë në grupe parlamentare kanë të drejtë të flasin 10 minuta. Respektoni rregulloren, ktheni kohën që çdo deputet të flasë 10 minuta. Jemi në një procedurë të përshpejtuar për ligjin më të shtrenjtë që ka kaluar në Parlament këto 30 vite. Zgjidhet në këtë mënyrë urtë e butë.

Nikolla: Nuk është konferenca e kryetarëve që shikon vendimet e saj. Është seanca plenare. Se si i merr vendimet Konferenca e Kryetarëve, ajo përcaktohet në rregullore, i merr me shumicë votash.

 

 

 

 

ide