Bardhi replika me Ramën: Po të marrim me kë rri e me kë shoqërohesh ti, i bie të jesh llumi i shoqërisë

25 Maj 2023, 12:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Bardhi replika me Ramën: Po të marrim me kë rri e me kë

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka replikuar ndaj kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi. Sipas Bardhit pushtetin Ramës në Durrës dhe Shkodër ia dhanë dy persona të shpallur non grata, por sipas tij ai nuk flet për këta.

Reagimi i plotë:

Bëre mirë zoti kryeministër që po ikën. Fole këtu 35 minuta, shpjegove rezultatin hisorik, siç e quajtët ju, të Partisë Socialiste. Shpjegove rezultatin e opozitës, por nuk na shpjegove pak rezultatin e aleatit tënd non grata, Tom Doshi. Se në fakt konkluzioni më domethënës i zgjedhjeve të 14 majit, është rezultati I aleatit politik të Edi Ramës, në të gjithë Shqipërinë. Aleatit non grata të Edi Ramës, Partisë Social Demnokrate të Tom Doshit. Në fakt ai është thelbi i pushtetit të Edi Ramës, një këmbë të pushtetit në Durrës ia ka garantuar Vangjush Dako, i damkosur non grata për të cilën ai hesht dhe nuk flet. Në Shkodër të pushtetit të tij ia ka garantuar Tom Doshi non grata, për të cilin ai nuk flet. Vjen këtu dhe në vend që të flas për masakrën që bëri në 14 maj, merret 35 minuta nga 36 që foli kryeministri me opozitën. Në fakt dop të duhej të vinte këtu dhe të jepte shpjegime, pse në 10 vite nuk ka sjell në Kuvend asnjë projektligj për rritje pagash, edhe pse çmimet janë dyfishuar. Foli këtu për votë pro, për votë kundër për moral e me radhë, jo zoti kryeministër nuk ka asgjë të pamoralshme as të rrisësh rrogat e administratës, as të rrisësh rrogat e deputetëve, as të rrisësh rrogat e ministrave. E pamoralshmje dhe e paligjshme është vjedhësh me tendera dhe të drekjosh e darkish me kriminelë, siç bën ti nga mëngjesi deri në darkë, meqenëse na fole me qenë që fle e me pleshta që gdhihesh. Po të marrim me kë rri ti e me kë shoqërohesh ti, I bie të jesh pjesë e llumit të shoqërisë.

 

Po ndodh...