"Bashkim me Rithemelimin nën një drejtim kolegjial", Berisha u përgjigjet disa deputetëve të PD

2 Qershor 2023, 21:05 / POLITIKË ALFA PRESS

"Bashkim me Rithemelimin nën një  drejtim kolegjial",

Ditët e fundit disa deputetë të Partisë Demokratike, duke bërë thirrje për bashkim me Rithemelimit, kanë hedhur idenë e një drejtimi kolegjial të të dy krahëve. Sot në media kjo tezë është hedhur edhe nga deputetët Flamur Hoxha dhe Lefter Gështenja. Por këtë të premte Sali Berisha ua ka djegur dëshirën për bashkim duke deklaruar prerë se kjo nuk do të ndodh kurrë, edhe pse në thirrjet e tyre deputetët e PD nuk janë deklarua se ky "bashkim" duhet të bëhet pa Berishën nongrata.

“Idenë e drejtimit kolegjial e ka dhënë për herë të parë guvernatorja Yuri Kim. Idetë e saj i konsideroj shkatërrimtare për opozitën.

Unë di që drejtimi i forcës politike dhe çdo force politike buron nga gara e hapur dhe e ndershme, për të cilën nuk kam asnjë rezervë. Drejtimi kolegjial është vetëm një shkatërrim i një opozite.

Gjithçka zhvillohet nga viti 2017 gjer më sot është skenari i shkatërrimit të opozitës për të shkatërruar më pas kombin shqiptar.

Nuk ka filluar ky shkatërrim me shpalljen non-grata të Berishës, ka filluar me kontraktimin e McGonigal, njeriut më të fuqishëm të kundërzbulimit në SHBA dhe ka vazhduar me angazhimin e McGonigalit me fustan.

Kjo parti e provoi veten në këto zgjedhje, duke ia zhdukur emrin, kryetarin e koalicionit, duke ia zhdukur komisionerët, mblodhi mbi gjysmë milionë idealistë.

Çfarë e shpëtoi PD-në? Primaret e shpëtuan atë. Ndaj dhe përshëndes të gjithë ata deputetë, të cilët mbështetën kandidatët e primareve, u ngritën mbi presionet primitive të Basha-Bravës dhe Edi Ramës dhe mbështetën kandidatët e primareve.

Kjo përbën një bazë për bashkimin e forcave demokratike, përveç dy pengjeve për të cilët nuk ia vlen të flasësh më për ta,” tha Berisha.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128