Berisha: Në protestën e ditës së hënë do të hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë

15 Nëntor 2025, 13:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: Në protestën e ditës së hënë do të

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar se protesta e së hënës do të shënojë hapjen e një “foltoreje parlamentare qytetare” përballë Kryeministrisë, në kundërshtim të asaj që ai e cilëson si bllokim të plotë të zërit të opozitës në Kuvend. Ai theksoi se deputetët dhe qytetarët do të kenë mundësi të flasin dhe të debatojnë publikisht çdo javë, ndërsa paralajmëroi se protesta të tjera janë në plan dhe do të organizohen në momentin më të përshtatshëm.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Berishës me qytetarët:

Protesta e ditës së hënë ka këtë karakter, që të sqaroj çdo qytetar. Ne hapim aty një foltore, një parlament. Dmth, ju keni parë se në 10 seanca, opozita është lejuar të debatojë vetëm në 1 seancë, si kurrë në ndonjë vend pluralist, apo në historinë e këtij vendi.

Atëherë ne para këtij bllokimi të plotë ne hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë. Një herë në javë ku deputetë dhe qytetarë do thonë zërin e tyre.
Pra, ky është qëllimi i kësaj proteste. 
Protesta të tjera po projektohen dhe do organizohen, por ato do përgatiten dhe thirren në kohën më të përshtatshme.

Po ndodh...

ide