Brenda darkës së PD-së zyrtare/ Çfarë u diskutua, roli i Bashës dhe konfirmimi i shumicës

1 Shtator 2022, 12:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Brenda darkës së PD-së zyrtare/ Çfarë u diskutua,

Pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Lefter Gështenja ftoi deputetët e grupit të PD-së që nuk kanë mbështetur Berishën që të diskutojnë në një darkë informale për aksionin e Grupit Parlamentar të PD-së.

Deputeti i Lefter Gështenja mësohet se kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë fizikisht 20 të tillë, ndërsa, 8 të tjerë kishin konfirmuar se mund të konsiderohen pjesë e mbledhjes, por për shkak se ishin jashtë vendit në rast të çdo vendimi kanë konfirmuar online përmes aplikacionit të “whatsapp”.

Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri sot nuk kishin marrë pjesë në mbledhje si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj dhe Helidon Bushati.

Pika e parë e diskutimit ishte rikonfirmimi i Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Burime për Alfapress tregojnë se ka qenë deputeti Gazment Bardhi që i ka kërkuar kolegëve që të shprehen për konfirmimin e Enkelejd Alibeajt në krye të grupit.

28 deputetë ishin të unifikuar në rikonfirmimim e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi dhe kërkuan që ai të ketë një rol më aktiv dhe më vendimmarrës në lidhje me punën e grupit.

Burimet për Alfaress tregojnë se është diskutuar edhe nevoja e ngritjes së një minikryesie përfaqësuese për organizimin e punës dhe axhendës parlamentare të deputetëve. Fokusi i takimit të djeshëm ka qenë për organizimin e grupit vetëm sa i përket jetës parlamentare dhe se pritet të ketë një mbledhje të dytë në lidhje me organizimin në terren.

Edhe në takimin e djeshëm nuk ka mbetur jashtë vëmendjes kryetari i dorëhequr i PD-së, Lulzim Basha.

Ka qenë deputetja Flutura Açka dhe Ferdinat Xhaferaj, të cilët janë shprehur se Lulzim Basha është i mirëpritur në grupin e tyre për të dhënë kontributin.

Bashën e kemi koleg. Ai ka një kontribut dhe si koleg, si deputet mund të ketë një kontribut në grupin tonë si deputet. Nuk duhet të kemi asnjë shqetësim nga prezenca e z. Basha. Eksperienca e tij është e nevojshme për grupin parlamentar”, mësohet të ketë thënë Flutura Açka.

Ndërsa Xhaferi ka vlerësuar opozitarizmin e tij.

Unë kam kërkuar që të japë dorëheqjen, por ai është i domosdoshëm për opozitën dhe këtë grup. Duhet ftuar të marrë pjesë në grup mbledhje për të kontribuar. Ne duhet të fillojmë me një sjellje tjetër me një qëndrim serioz në strategjinë. Mund të delegojmë një kryesi të vogël”, është shprehur Xhaferraj.

7 deputetët nuk kanë morë pjesë për arsye të ndryshme: 
Tomor Alizoti, Grida Duma, Ervin Salianji, Zef Hila, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj dhe Xhelal Mziu.

Deputetët që morën pjesë në takim dhe konfirmuan Alibeajn:

1. Merita Bakiu
2. Salaudini Jakupllari
3. Andia Ulliri
4. Enkelejd Alibeaj
5. Jorida Tabaku
6. Gazment Bardhi
7. Flutura Açka
8. Helidon Bushati
9. Ferdinand Xhaferri
10. Eralda Bano
11. Saimir Korreshi
12. Dashnor Sula
13. Lefter Geshtenja
14. Agron Gjekmarkaj
15. Zheni Gjergji
16. Kastriot Piroli
17. Dhurata Cupi
18. Bledion Nallbati
19. Ramadan Likaj (online)
20. Ilda Dhori
21. Kreshnik Collaku (online)
22. Orjola Pampuri (online)
23. Flamur Hoxha (online)
24. Arbi Agalliu (online)
25. Emilja Koliqi (online)
26. Alfred Rushaj
27. Fatjon Veizaj (online)
28. Lulzim Basha (online)/Alfapress

 

Po ndodh...

ide