“Deputetët janë shkëputur nga baza”/ I riu- Berishës: Primarja ka vlerë vetëm nëse respektohet

Gjatë takimit me demokratët e Njësisë nr. 9 në Tiranë, kryetari i PD-së Sali Berisha u përball me kritika të drejtpërdrejta nga një i ri, kryetar i grupseksionit nr. 2, i cili shprehu hapur pakënaqësitë për mënyrën si funksionon partia.
Ai tha se deputetët janë shkëputur nga baza dhe se mungesa e një analize të brendshme pas zgjedhjeve të 11 majit ka zhgënjyer demokratët. Sipas tij, figurat që morën rezultate të dobëta nuk u mbajtën përgjegjëse dhe disa prej tyre vijojnë të promovohen brenda PD-së.
“Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, por e vështirë për ne që jemi demokratë të thjeshtë. Kur shoh që dikush pa rezultate të mira promovohet, unë dekurajohem. Kjo është arsyeja pse me vështirësi po mbushim komisionet,” tha ai.
I riu kritikoi edhe procesin e primareve, duke theksuar se emrat e votuar nga baza nuk u përfshinë në listat e kandidatëve. Ai u shpreh se deputetët e caktuar nuk kanë lidhje me strukturat dhe shfaqen rrallë në zonë.
“Deputeti na vjen një herë në gjashtë muaj. Nuk krijohet lidhje dhe nuk ka motivim. Primarja ka vlerë vetëm nëse respektohet,” shtoi ai.
Ai kërkoi që në PD të promovohet meritokracia dhe të vlerësohen ata që punojnë realisht në terren, jo vetëm ata që qëndrojnë pranë drejtuesve në selinë qendrore.
Berisha e falënderoi për sugjerimet dhe iu përgjigj shkurt: Ardhja e deputetëve duhet dhe do të jetë konstante. Do ta korrigjojmë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
