
Distancim Berisha- Meta? Ja çfarë i ka kërkuar ambasadorja Kim kreut të PL

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot një një konferencë për shtyp se mes tij dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha nuk ka asnjë krizë komunikimi.
Ai foli sërish për takimin 2 orësh me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, për të cilin tha se të dy nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për gjithçka.
"Nuk ekziston asnjë krizë përveç atyre që shpiken nga mendja e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij të shpërndarë kudo. Ka qenë një koherencë e qartë e PL dhe PD që ka çmontuar dhe i ka treguar gjithë qytetarëve që vjedhja që planifikonte tu bënte Rama përmes 4 fishimit të faturave të energjisë ishte një mashtrim që synonte të mbulonte vjedhjet që kanë ndodhur në këtë sektor.
Politika e Edi Ramës është e qartë, të varfërohet shtresa e mesme, të fuqizohen grupet kriminale, të ligjërohen paratë e tyre. Kështu shkatërrohet konkurrenca. Kjo është politika e Edi Ramës, shkatërrimi i shtresës së mesme, si një garantë e demokracisë dhe stabilitetit"- tha Meta.
Meta foli dhe për takimin e një ditë më parë me ambasadoren Kim:
"Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, shumë bashkëpunuese. Ne nuk ndajmë të njëjtat mendime për çdo gjë, kjo është normale po të kemi parasysh edhe dy pozicionet e ndryshme, unë jam politikan, zonja ambasadore është diplomate dhe do ti përbahet udhëzimeve që merr.
Sa i takon partneritetit strategjik Shqipëri- SHBA bashkëpunimi është i shkëlqyer në të gjitha fushat, në qëndrimet tona sa i takon stabilitetit dhe sigurisë në rajon, sa i takon solidaritetit me Ukrainën dhe me NATO-n, me BE-në. Ata jam i sigurtë që do të respektojnë çdo vendim që merr Partia e Lirisë"- tha Meta.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128