Abuzime dhe vjedhje nga kryebashkiaku i Vaut të Dejës, PD: Prokuroria nuk vihet në lëvizje

30 Shtator 2022, 11:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Abuzime dhe vjedhje nga kryebashkiaku i Vaut të Dejës, PD: Prokuroria

Partia Demokratike, dega Vau i Dejës, ka denoncuar vjedhjet spektakolare të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës” Mark Babani.

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi deklaroi sot abuzimi me paratë e taksapaguesve është bërë në SPAK që më 15 korrik 2021 dhe pse ka kaluar më shumë se një vit nuk ka asnjë lëvizje nga njësia e prokurorëve specialë, e cila mbahet me paratë e taksapaguesve dhe është ngritur për të mbrojtur takspaguesit.

Sot nga foltorja e Partisë Demokratike do të fillojmë një seri denoncimesh për abuzimet dhe vjedhjet spektakolare të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës.
Medias do t’i nisim menjëherë dokumentet përkatës që faktojnë se në pushtetin sadist të Ramës vjedhja është shndërruar në normalitet dhe në formë talljeje me qytetarët.
Që në fillim duam të theksojmë se Partia Demokratike – dega Vau i Dejës, e ka paraqitur në SPAK këtë abuzim me paratë e taksapaguesve, që më 15 korrik 2021. Ka kaluar më shumë se një vit dhe asnjë lëvizje nga njësia e prokurorëve specialë, e cila mbahet me paratë e taksapaguesve dhe është ngritur për të mbrojtur takspaguesit.
Ne zotërojmë edhe një Akt-Konstatim të Drejtorisë së Anti-korrupsionit në ministrinë e Drejtësisë, e cila ka rënë në gjurmë të abuzimeve bagdadiane të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Mark Babani”, tha Boçi.

Ai theksoi se historia nuk është vetëm abuzive, por edhe qesharake.
“Bashkia ka hapur tender me objekt shtrim rrugësh, sistemim dhe ndriçim në Qendër Bushat, në lagjen “Çelepije” . Pas zhvillimit të tenderit, fitues është shpallur ofertuesi më i lartë, kompania “Ndërtuesi 2000”.

Ndërkohë që kjo është shkelja e parë, pra dhënia e tenderit atij që thotë se i duhen më shumë para se të tjerët për ta bërë punën, abuzimet nuk kanë të sosur”, u shpreh Boçi.

 

Po ndodh...