
Dje Mona sot zonja Kryemadhi/ Kur nuk kursen as bashkëshorten për të shpëtuar lëkurën

Sjellja e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metaj ka filluar të shihet nga pjesa dërmuese si shumë e çuditshme, duke nisur që nga postimet në rrjete sociale dhe deri tek deklaratat e tij.
Kreu i PL ka filluar së fundmi të flas për tradhëtar brenda partisë së tij duke mos kursyer as bashkëshortën e tij Monika Kryemadhi.
Gjatë një interviste me moderatorin Blendi Fevziu ai deklaroi se Partia Lirisë ka patur një organizim të çorganziuar sipas tij të qëllimshëm.
“Tradhtia jo vetëm që ka emër, por tradhtarin e përdorin të gjithë dhe askush nuk e do. Në fund fare është një qenie e pështirë. Mbetet për t’i lënë kohës kohën e vet”, tha Metaj në Opionin.
Ai foli dhe për herë të parë për një përçarje të mundshme mes tij dhe Monikës ( e cila drejtoi LSI tani Partia e Lirisë) gjatë kohës kur Metaj ishte presidenti.
Duke e quajtur 'zonja Kryemadhi' Metaj u shpreh:
Raporti im politik nuk është i mirë, zonja Kryemadhi ka kontribute të jashtëzakonshme deri ditën që ajo ka vendosur për djegien e mandateve. Raportet tona politike që nga ai moment kanë pësuar një tronditje të madhe.
Po le të kthehemi vite më pas kur Ilir Metaj mori drejtimin e partisë.
Gjatë fjalës së tij kreu i PL së foli me superlativa për të gjithë drejtuesit e kësaj partie (tani tradhëtar) si dhe për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
‘Një falënderim i veçantë natyrisht që i takon Monës. Edhe pse vajza jonë më e madhe është sot më e madhe se ç’ishte Mona kur e takova unë për herë të parë, në nëntor të vitit 1991 në zyrën e Musa Ulqinit te selia e Partisë Socialiste, dua t’ju siguroj që Mona ka ngelur ajo që unë kam takuar atë ditë.
Edhe falënderoj, se këtu unë nuk shoh vetëm “një Monë”, unë shoh shumë “Mona”. E falënderoj për kujdesin e jashtëzakonshëm, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ajo u ka dhënë vajzave tona të reja, u ka dhënë grave për të marrë pjesë në politikë, duke i mbrojtur, duke i frymëzuar dhe duke qenë gjithmonë në krah të tyre.’ u shprej Metaj në atë kohë.
Ndërsa për krahun e djathtë të Monikës, Petrit Vasili (i cili kohët e fundit nuk shiHET në krah të kreut të PL dhe për të cilin së fundmi Metaj u shpreh që në kohën kur ai u vendos kryetar partie rezultati i tij në qarkun e Fierit ishte shumë i dobët, rezultati i dytë më i dobët në Shqipëri ) Metaj u shpreh:
Dhe tani më duhet t’ju them se duhet të falënderoj bashkëkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në 15 vjet, Petrit Vasilin. Titi, siç e thërrasim ne të gjithë atë, është një njeri i jashtëzakonshëm dhe ju e njihni. Për mua nuk ka qenë zëvendëskryetar, por ka qenë bashkëkryetar, sepse në 15 vjet jeta ime dhe jeta e Titit ka qenë vetëm LSI-ja.
Pas këtyre deklaratave kontradiktore të Metajt vetvetiu lindin disa pyetje.
Pse iu deshën Metajt 7 vite që nga koha kur mori partinë të zbulonte grupin tradhëtar dhe të largonte bashkëshorten e tij nga drejtimi i partisë?
Mos vallë arsyet janë dosjet e nxehta që çifti Metaj Kryemadhi kanë në SPAK?
A do ta shpëtojnë Metajn këto lëvizje nga hetimi i SPAK?
Metaj njihet si politikani që mundohet të kërcëje nga dega në degë duke nisur që në kohën e Fatos Nanos, marrëdhëniet herë armiqësore dhe herë dashamirëse me Berishën, koalicion me Ramën për të shpëtuar 'lëkurën e tij' dhe për të zgjatur ekzistencën e tij si politikan gjithmonë për interesat e rrethit të ngushtë./ Alfapress.al

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128