
Don Kishoti i Mançes dhe Don Saliu i 'Rrugës së Shpresës'

Këtu prehet Don Kishoti
Ish i fortë e ish i zoti
botën mbrapç desh ta kthente
e me ushtëzë ta mbërthente!
Një nga kryeveprat e letërsisë botërore “Don Kishoti i Mançës” i Servantes, është romani që përmes protagonistit të tij e trajton jetën midis trillimit dhe realitetit.
Madje, në vetvete shtron pyetjen: Ku është kufiri, dallimi mes jetës në trill dhe në realitet?
Don Kishoti bëhet dikush që s’është, ai bëhet dikush që dëshiron të jetë, por për këtë s’është as koha e as vendi.
Megjithatë këmbëngul dhe tenton me një epizëm sa tragjik aq qesharak, që të bëhet!
I shtyr nga leximet e shumta të romaneve kalorsiake, ai humb sensin e realitetit dhe futet thellë në të jetuarit në fantazi.
Ai bëhet kalorës i arratisur i cili synon që të kthejë kohët e vjetra dhe "të lavdishme", edhe pse ai realitet i pérket vetëm arkivave.
Vetja i duket i madhërishëm, edhe pse s’është, kali i tij, (Rosinanti), i duket më i fuqishmi në botë kur faktikisht është gati në ngordhje, shqyrtari Sanço Panço i duket besnik deri në vdekje, edhe pse ai e ndjek vetëm për të shuar pangopësinë e barkut të madh.
Aventurat e tij janë nga më të çuditshmet. Sa tragjike por më shumë komike dhe qesharake.
Ai sulmon mullinjtë e erës që i duken si kuçedra, shpik arsyetime për të sulmuar njerëz të pafajshëm e karroca të mbushur me njerëz, lufton me muret, shpërthen shishet e verës e pastaj i duken si gjak. Ndeshet me njerëz e dëshiron të luftojë edhe kundër luanëve. Don Kishoti çdo ditë shpik armiq të cilët premton se do ti mund dhe do tu japë dënimin e merituar.
Ky është Don Kishoti i Servantesit të madh, por askujt nuk ia kishte marrë mendja se një ditë do të ringjallej e rimishërohej 5 shekuj më vonë në qendër të Tiranës, tek 'Rruga Mustafa Matohiti'. Veçse këtë herë si "Don Doktori" apo "Don Saliu" i Rithemelimit të cilit i duket vetja i madhërishëm dhe e quan "Rrugën e Salës" ku rinia kryeqytetase "harbon" gjithë natën, si 'Rruga e Shpresës.'
Po çfarë i ndan Don Kishotin e Mançës me Don Doktorin e Rrugës së Shpresës?
Don Kishoti i Mançës lufton me mullinjtë e erës se i duken si kuçedra, Don Doktori i Rrugës së Shpresës lufton me SHBA, SPAK, Gjykatën e Posaçme, atë të Lartë, PD-në që është rreshtuar krah tyre, si dhe me të gjithë ndërkombëtarët që mendon se ja kanë bërë me të padrejtë dhe nuk pranojnë "virgjërinë" e tij si një nga 3 politikanët dhe kryezyrtari më të fuqishëm në 32 vite, Bashkë me Ramën dhe Metën), në vendin më të vjedhur dhe me popullin më të varfër në Europë.
Don Kishoti i Mançës kërkonte të bëhej protagonistë kur në krah kishte vetëm shërbëtorin e tij, Sanço Pançon, i cili ëndërronte edhe me sy hapur se i zoti do ti sillte shumë begati. Sot e kemi të ringjallur si Don Doktori i Rrugës së Shpresës që lufton me përbindsha nga maja e ballkonit, kur poshtë tij mblidhen çdo natë një grush i vogël militantësh që vijnë duke u zvogëluar çdo ditë dhe ëndërrojnë me sy hapur se rrota e historisë do të kthehet.
Don Kishoti i Mançës shpikte arsytime për të sulmuar njerëz të pafajshëm, Don Doktori i Rrugës së Shpresës shpik armiq dhe arsye halucinante, për të sulmuar çdo njeri që nuk i bashkohet dhe e pengon në rrugën e tij.
Don Kishoti i Mançës, në të dyja volumet i shpall luftë të përjetshme Mullinjve të Erës, Don Doktori i Rrugës së Shpresës i ka shpallë luftë të ashpër dhe të përjetshme ndërkombëtarëve, SHBA, SPAK.
Me parimin: Jam i pafajshëm, luftën e bëj për ju!
Por çudia qëndron në faktin se asnjë nga vasalët (meshkuj apo femra) e tij të stërshumtë e kryeulur, nuk marrin guximin të luajnë rolin e berberit dhe të doktorit të fshatit të Mançës, që me delikatesë e larg e larg ia vinin në dukje marrëzinë gjeniut të Mançës, kur luftonte më Mullinjtë e erës!
Askush nuk merre guximin ti thotë Don Saliut të Rrugës së Shpresës se epoka e tij ka mbaruar, se betejat me SPAK, SHBA dhe ndërkombëtarët nuk mund ti fitosh kurrë, pasi historia ecën përpara dhe asnjëherë që kur ka lindur njerëzimi askush që ka tentuar, nuk nuk e ka kthyer dot prapa./Alfapress.al

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128