
“E ka gjysmën e qeverisë në burg!”/ Rama i përgjigjet opozitës dhe ironizon Berishën: Nuk e ulim kokën! Bufi do që ta kthej Shqipërinë në gropën e tij

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët në Milano, pas çeljes së fushatës elektorale, nga ku nuk kurseu ironitë për opozitën dhe kreun e PD, Sali Berisha.
Teksa ka komentuar deklaratat e opozitës se Rama e ka gjysmën e qeverisë në burg, kryeministri tha se pavarësisht të gjithave, PS nuk e ul kokën.
“Në këto vite, ne kemi pasur mbi 60 ministra e qindra kryetarë bashkie e komune, dhe nëse disa jenë gjetur me probleme me drejtësinë që ne krijuam me vullnetin tonë të lirë, nuk do të thotë që të ulim kokën, por të jemi më krenarë se asnjëherë tjetër”, tha ai.
Më tej kreu i qeverisë ka ironizuar Sali Berishën, duke thënë se “bufi do të kthej Shqipërinë në gropën e tij, dhe vetëm për hallin e tij”.
“Vetëm ne mund ta mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit dhe mushkonjave që përbetohen se do ta shkrijnë SPAK, e vërteta është se ata në 12 maj thjeshtë dhe vetëm do prezantohen me Noc Rrokun…”, tha ai.
Rama: I keni dëgjuar këta tek thonë se si guxojnë të kërkojnë votën kur e kanë gjysmën e qeverisë në burg, por e vërteta është krejt ndryshe. Së pari, në këto vite, ne kemi pasur mbi 60 ministra e qindra kryetarë bashkie e komune, dhe nëse disa jenë gjetur me probleme me drejtësinë që ne krijuam me vullnetin tonë të lirë, nuk do të thotë që të ulim kokën, por të jemi më krenarë se asnjëherë tjetër.
Ata janë këneta që jo vetëm asnjë njëherë nuk i kanë lënë drejtësinë të tonë fjalën e vetë, por ajo këneta ka marrë edhe jetë njerëzit të pafajshëm…Sot duan të kthehen sërish, sepse bufi do të kthej Shqipërinë në gropën e tij, dhe vetëm për hallin e tij.
Këtë mesazh ta marrin sa më shumë shqiptare, nuk bëhet fjalë për pushtetin tonë, për të marrë një votë më shumë se sa këneta, se kjo është më e thjeshta që mund të bëjmë, por për ti dhënë Shqipërisë mundësin vetëm vrapojë drejt objektivit dhe të anëtarësohet.
Vetëm ne mund ta mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit dhe mushkonjave që përbetohen se do ta shkrijnë SPAK, e vërteta është se ata në 12 maj thjeshtë dhe vetëm do prezantohen me Noc Rrokun…

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide

Asnjëherë nuk ka qenë turp të thuash "jam nga Bathorja"!


Bonusi opozitar "Berisha" për Edi Ramën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128