Engjëll Agaçi u largua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Berisha: Iku nga anija që po mbytet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim për qytetarët përmes rrjeteve sociale, reagoi për herë të parë pas largimit të Engjëll Agaçit nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë.
Sali Berisha: Don Agaçio dhuratëmadhi është një nga kockat mafioze më të rrezikshme të Ballkanit. Me veprimtari mafioze kundër Shqipërisë dhe Italisë. Unë kam besim të madh se në të dy vendet ky mafioz do të bëhet përgjegjës para ligjit.
Kurse për Vali Bizhgën mund të them se si kurrë ndonjëherë në zyrën e saj natyrisht me autorizimin e Ramës, që s’duhet ta pranonte kurrë, se shefja e kabinetit i ka të qarta detyrat e veta, bëheshin pazare për Bypassin e Fierit, i kam denoncuar me kohë, thirreshin kompanitë nga Vali Bizhga sikur të ishte shefja e supervizionit të punimeve. Të dy janë minj që ikin kur mbytet anija, për të mos u mbytur vetë. Por ligji do të jetë i pamëshirshëm për të dy.
Në lidhje me protestën e radhës, Berisha ka deklaruar se nisja e fitores së opozitës do të jetë në momentin që qytetarët do të vendosur se rruga që duhet të ndiqet është ajo e bllokimit të bulevardit.
“Nuk e ndërpresim kryengritjen pa rrëzuar narkoshtetin. Ideja juaj që të mos largohemi nga sheshi është absolutisht ideja më e drejtë.
Në momentin më të parë që qytetarët do të vendosin, ajo do të jetë edhe faza përfundimtare e ditores tonë”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128