
Grupi i PS dërgon të enjten për votim në Parlament Marrëveshjen Rama-Meloni dhe Amnistinë Penale

Të enjten kalon për votim në Kuvend marrëveshja me Italinë për emigrantët dhe amnistinë penale. Kështu deklaroi
Bledi Çuçi, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutua axhenda e javës së re në Kuvend.
Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Çuçi tha se bëhet fjalë për marrëveshjen në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore dhe së dyti protokolli me Italinë për emigrantët. Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë.
Dy projektligje të rëndësishme janë gjithashtu amnistia penale dhe ai për Zonat e Mbrojtura të cilat pritet të miratohen në seancën e kësaj jave. “Projektligjin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon për ta kaluar të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshne për miratim”, deklaroi Çuçi. Kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi gjithashtu prezencë të deputetëve në seancë në mënyrë që projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës të miratohen.
-
-
Kush i katandisi protestat në këtë derexhe?!
19 Shkurt, 09:51 -

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128