Inceneratorët, reagon Tabaku: Me këto arrestime SPAK nuk doli mbi pushtetin!

16 Nëntor 2022, 15:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Inceneratorët, reagon Tabaku: Me këto arrestime SPAK nuk doli mbi

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar pas lëshimit të urdhërarresteve për 11 persona nga SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve. Në një postim në FB tabaku thotë se këto arrestime duheshin bërë më herët duke shtuar se emrat treguan se  SPAK nuk doli mbi pushtetin!

Reagimi i plotë i Tabakut:

"Arrestimet e reja për rastin e inceneratorëve sot mund të ishin bërë dhe 7 muaj më parë.
Të gjithë adminsitratorët u kapën në dëshmi duke treguar se ishin i njëjti grup personash të cilët në bashkëpunim kishin marrë 3 kontrata për inceneratorët në Elbasan e më pas Fier dhe Tiranë për një kompani që nuk kishte eksperiencë, kaital, dhe fonde për ti bërë këtë projekte.
Që në Mars gjatë dëshmive në komision hetimor kanë deklaruar padije ku kanë shkuar 20 mln euro, duke shfaqur një amnezi totale të asaj që kanë ndodhur me miliona euro që qeveria u ka dhënë pa asnjë logjikë.
Ndërkohë që kjo skemë korruptive vazhdon e paguan, zyrtarët janë të qetë. Ato që kanë ideuar, krijuar dhe miratuar janë të qetë! Jetojnë nën kostumin e paprekshmërisë!
Ministrat e kryetarët e bashkisë që kishin për detyrë ta pengonin këtë skemë ku tre persona me duar në xhepa po marrin 430 mln euro për djegësa që nuk punojnë, janë të qetë.
Unë e votova reformën në drejtësi dhe inst e reja të drejtësisë që të mos ketë pandshkueshmëri.
Sot fatkeqësisht ka një ligj për të dobëtin e një për të fortin!
Sot me këto arrestime SPAK nuk doli mbi pushtetin!
Po pres akoma që kjo të ndodhë!".

 

 

Po ndodh...

ide