Klodian Tomorri – Veliajt: Nestin e ke brenda oborrit, emrin ia kanë gjetur fiks emër rilindasi

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe hetimin e nisur ndaj tij nga SPAK.
"Erion Veliaj turfullon kot, kur thotë nga këto opozita e baltës, opozita e llumit dhe këtu do jeni do ta shikoni. Ai e di shumë mirë që në këtë rast opozita s’hyn hiç.
Spiuni është brenda gardhit. Dhe partia e Erionit është parti me tradita dhe eksperiencë të jashtëzakonshme në punët e spiunllëqeve.
Kjo është partia e vetme në botë që vuri gjysmën e popullit të spiunonte gjysmën tjetër. Vëllain të spiunojë vëllanë, djalin babanë e kështu me radhë.
Dhe nuk ka hequr dorë nga ai ves, thjesht emrin u ka ndryshuar. Tani i quan patronazhist.
Nestin e ke brenda oborrit re babam. Edhe emrin ja kanë gjetur fiks emër rilindasi. Nesti.
Kështu që kot kërkon nëpër regjistrat e gjendjes civile ky. Hap listën e patronazhistëve se aty e ke.
Nesti mund ta këtë emrin e vërtetë edhe Neslinda edhe shkurt fare Linda. Por një gjë duket e sigurtë. Është aty brenda gardhit.
Spiunin shokë, e gjeti Milua", shprehet në reagimin e tij gazetari Klodian Tomorri.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

