Kreu i PD-së, Lulzim Basha, uron Fitër Bajramin: Gëzuar festën e madhe të shpresës dhe besimit!
10 April 2024, 11:58 / POLITIKË

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar festën e Fitër Bajramin.
“Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, fuqia e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë.” – shkruan Basha.
Më poshtë urimi i plotë:
Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, festën e madhe të shpresës dhe besimit!
Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, fuqia e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë.
Zoti ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit! Gëzuar Fitër Bajramin!
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


