Ish-kryebashkiaku i Lushnjës paraqitet në SPAK, Tushe: Më thirrën për mosdeklarim pasurie

10 Prill 2024, 11:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës paraqitet në SPAK, Tushe: Më

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe është paraqitur në SPAK këtë të mërkurë.

Ai tha se është paraqitur për mosdeklarim pasurie.

Gazetarët: Për çfarë u thirrët në Prokurorinë e Posaçme

Tushe: Në lidhje me mosdeklarim pasurive

Gazetarët: Për çfarë pasurie?

Tushe: Tani do ta shikojmë herë tjetër

Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Më 6 korrik 2021, ai u prangos në një operacion të SPAK bashkë me disa nga vartësit e tij, pasi u akuzua për shpërdorim detyre. Tenderi që i dogji zyrtarët e bashkisë Lushnje, ishte për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj me vlerë 24 milionë lekë.

Tenderi u fitua nga kompania EuroAlb shpk, që garoi me ofertën më të lartë, ndërsa punimet, fitimet dhe punën i bëri kompania e biznesmenit Ibrahim Lami. Në dosjen e SPAK, Lami përshkruhej si lidhje e ngushtë e Tushes dhe familjar i pronarit të EuroAlb shpk, Bujar Murati. Sipas SPAK, Lami dhe Murati i kanë ndarë paratë bashkë.



Po ndodh...

ide