Zbulohet arsyeja pse Fatos Tushe u paraqit në SPAK
10 April 2024, 10:43 / AKTUALITET

Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, është paraqitur sot në SPAK.
Ai është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij.
Tushe është thirrur për një hetim tjetër të nisur ndaj tij, pasi akuzohet për 'Fshehje pasurie'.
Tushes i janë gjetur prona të fshehura në emër të personave të tjerë.
Kur doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Tushe tha se ishte thirrur në lidhje me mosdeklarimin e një pasurise.
Fatos Tushe ka qenë i dënuar më parë për 'shpërdorim detyre' dhe lejim të ndërtimeve pa leje. Ai u arrestua në korrik të vitit 2021 nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

