
“Ku e ke Lalin, Ilirin, Benin, Çyrben?”, Basha i përgjigjet Ramës: 7x7 = 313, aty ku ke shokët…

Drejtuesi politikë i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për “interesimin” e kryeministrit Edi Rama. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Basha me ironi thotë është në listën e hapur në Tiranë me Koalicionin Euroatlantikë. Ai më tej pyet Ramën se ku është, sepse ka thënë që do ishte në listën e hapur, por nuk është as “në Tiranë, as në Shkodër, as në Vlorë, as në Durrës, as në Fier, ku je fut me Ram”.
Basha më tej vazhdon me ironi duke thënë se Rama ka frikë psi nuk iu përgjigj pytjes se ku i ka shokët, “Sa bëjnë 7x7 mo Ram, 313? Aty ku ke shokët. Ku i ke mo Ram, ku e ke Lalin? Ku e ke Ilir Beqajn, Ku e ke Terin? Ku e ke Benin?” - shprehet Basha.
Ai më tej pyet se pse Rama nuk e përmend më Jurgis Çyrben, pasi ky i fundit ka bërë vota me bandat në Durrës për të dhe ai as emrin nuk ia zë në gojë.
Reagimi i Lulzim Bashës:
O Rame, prap kishe pyt për mu. Në listë të hapur jam o Ram me Koalicionin Euroatlantikë në Tiranë. Po ti mo Ram ku je? Ke thon që do jesh në listë të hapur, s’ishe, as në Tiranë, as në Shkodër, as në Vlorë, as në Durrës, as në Fier, ku je fut me Ram. Epik je pasha Zotin, ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prap shkon e futesh në listë të mbyllur. Apo ke ndonjë frikë, se frika të bën keq për gjumin, e di ti. Dhe s’mu përgjigje ku i ke shokët. E di atë këngën e Unikkatilit, “ku të kanë mbet shokët”. Ku i ke mo Ram shokët? Sa bëjnë 7x7 mo Ram, 313? Aty ku ke shokët. Ku i ke mo Ram, ku e ke Lalin? Ku e ke Ilir Beqajn, Ku e ke Terin? Ku e ke Benin? Amon do më thuash, po Jurgis Çyrben që nuk e zë me gojë asnjëherë, si ka mundësi? Kishte bërë vota me bandat në Durrës për ty, e ti as emrin nuk ia zë në gojë. E mër Ram çfarë hallesh të kanë pllakos, të kuptoj që nuk të zë gjumi. Merre qetë se fillimi është.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128