
Ku ndodhet deputetja e PL-së? Pas Sali Berishës, edhe Monika Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK

3 Shkurt 2025, 10:31 / POLITIKË
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj.
Raportohet se Monika Kryemadhi ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme për të udhëtuar në SHBA.
Gjithashtu, edhe kreu i PD-së nuk është paraqitur në SPAK sepse ndodhet në Gjermani.
Edhe ish-kryeministri, ndaj të cilit është caktuar masa “detyrim paraqitje”, ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme për të mos u paraqitur.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128