Listat e kandidatëve për "Shqipërinë Madhështore"/ Një ditë para dorëzimit në KQZ, aleatët e Berishës shkojnë në seli

11 Mars 2025, 12:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Listat e kandidatëve për "Shqipërinë

Një ditë para afatit zyrtar për dorëzimin në KQZ të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, aleatet e PD kanë shkuar në selinë blu.

Pas marrëveshjeve tashme të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë qe mbetet të behet është përcaktimi i emrave që do garojnë nën koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Mësohet se mes tyre janë dakordësuar disa emra te PL-së në listën e sigurt të PD.

Ilir Meta do të jetë kandidat për deputetë në Tiranë në listën e hapur, ndërkohë që një vend i sigurt për PL-ne pritet t’i jepet dhe Tedi Blushit po në kryeqytet.

Pjesë e paktit të arritur është dhe një vend i sigurt në listat e PD në Qarkun e Elbasanit.

Ne listat e këtij qytetit një emër i lakuar është ai i ish ministrit Edmond Haxhinasto.

Po ashtu Partia e Lirisë do te marrë dhe një mandat të sigurt në Fier. Ne këtë qark një emër i pranuar nga PD është ai i Erisa Xhixhos.

 

Po ndodh...