'Nuk do ti ndahem deri në fund të jetës'/ Deklaratat e Berishës për Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken

12 Shkurt 2024, 21:48 / POLITIKË ALFA PRESS

'Nuk do ti ndahem deri në fund të jetës'/ Deklaratat e

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Shqipërinë më datën 14 shkurt. 

E për ti kujtuar Gazment Bardhit i cili iu bashkua Rithemelimit se çfarë mendon ' ati i tij politik' dhe deputetët që e rrethojnë për aleatin e fuqishëm të Shqipërisë po sjellim më poshtë disa deklarata të Berishës për Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken me të cilin pretendon se ka dhe luftën.

Deklaratat e Berishës ndaj Blinkenit janë të shumta se lufta e tij është  dy vjeçare, po do sjellim disa: 

''Unë po sfidoj me gjykatat. I kam çuar në Paris, po e ndjek në Angli. është në Gjykatën e Kasacionit në Paris. Nuk ndahem unë nga procesi gjyqësor deri në fund të jetës time ndaj Antony Blinken. Sepse ka marrë një vendim ‘sine materia’ dhe më ka lënduar në dinjitetin tim. Do të jetë salla e gjyqit ajo që do të qartësojë të vërtetën”.

“Edhe unë jam përgjuar, telefoni im është përgjuar nga Barack Obama. Kur doli lista, Obama kishte kërkuar dhe regjistrimin tim. Unë kisha dhënë urdhër që të mos përgjohet asnjë ambasador i NATO-s. Unë them atë që kisha dhënë, ky ishte koncepti im. Vjen njëherë një ambasador. Më thotë mua, më regjistrojnë. I thashë merr vendin tënd, se po të përgjojnë shërbimet armike, sepse vendi ynë nuk e bën pasi kam dhënë urdhër. Ajo më shërben si garanci, se i thashë më nxirr një fakt. Do përgjojë kryeministri i Shqipërisë presidentin e SHBA, për çfarë i duhet? Prandaj i thosha nuk keni asnjë fakt mbi tokë atyre që më shpallën “non grata.''

''Ajo çka unë ju garantoj është se gjithçka ka pikënisje në këtë pikë idealet e mija. Unë, po ecja drejt mbylljes së plotë të kapitujve të mi në jetën politike parlamentare. Kisha vendosur të dorëzoja mandatin nëse fitonim. Por ajo që ndodhi e riktheu Berishën në vitin 1998. Unë nuk kam qenë i persekutuar. Kam qenë i privilegjuar, Kisha një laborator për kohën modern. Publikonim studime në revista të mëdha.

Njohuritë e mija ishin kryesisht mjekësore, historike, letrare. Por kishte një problem themelor, dinjiteti njerëzor. Sepse unë ndryshe flisja në kolektiv, ndryshe flisja me miqtë dhe ndryshe me familjen. Këtë gjë e krijoi diktatura. Dhe ky ishte një vendim i imi jo për pushtet, por për të dalë nga dupliciteti im. Të njëjtën gjë pas 33 vitesh, del një burrë i nderuar, kryediplomat i botës dhe pas asnjë fakt apo dokument, më lëndon dinjitetin tim. Atëherë çfarë ishte. I kam shkruar në letrën e parë që reagova për të mbrojtur dinjitetin tim”

“E gjitha është vepër korruptive e mafies që bashkëpunon mes Ramës dhe Soros. Ndaj unë, pa lëkundur besimin tek SHBA, po bëj betejën time. Sa të jetë në atë post sekretari Blinken, unë nuk do shkel në atë vend. Por, koha ndryshon. Por, shumë shtete të Europës nuk besojnë atë vendim, e quajnë të padrejtë.

Ata nuk besojnë se dosja e Sali Berishës ka fakte a dokumente. Ky akt kishte qëllim shkatërrimin e opozitës shqiptare për llogari të Ramës, sepse Edi Rama është bir shpirtëror i Soros, për të cilin kam kërkuar të shpallet non grata e kur PD të fitojë, Soros do shpallet non grata”

Madje kryetari i Rithemelimit ka shkuar aq larg me sulmin ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit sa mund të ketë paguar dhe gazetar të huaja dhe një nga ata është dhe gazetari amerikan, Joe Hoft,  i cili shkroi tek 'The Gateway Pundit', se sekretari Antony Blinken, ka lidhje familjare me George Sorosin dhe se sipas tij Berisha është sanksionuar pa arsye.

Sipas gazetarit, i cili i referohet ish-këshilltarit të lartë të presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, Richard Grenell, rezulton se prindërit e Blinken janë mbështetës të Shoqërisë së Hapur të George Soros.

 'Pretendimet e Berishës për Sekretarin Blinken dhe Sorosin nuk duhen hedhur poshtë kaq shpejt. Prindërit e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Vera dhe Donald Blinken, kanë dhuruar në mënyrë të përsëritur për Shoqërinë e Hapur, madje kanë krijuar një fond të përhershëm në një arkiv të dhënash me bazë në Europë, që mban emrin e tyre- Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken.'- shkruhet ndër të tjera në artikull.

Edi Paloka: Vizita e sekretarit amerikan Blinken në Tiranë, skandal i madh.

“Për vizitën e sekretarit të Shtetit, mos ta quaj skandal, por në ditën që vjen sekretari i Shtetit këtu, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, dëshmon në Uashington DC se e ka korruptuar kryeminstri shqiptar”

Alfred Lela, zëdhënësi për shtyp tek Rithemeli komentoi për Syri në momentin kur Blinken nuk kishte konfirmuar akoma vizitën e tij në Shqipëri:

Vizita e nr. 2 të qeverisë amerikane në Tiranë është lajm i bujshëm, edhe në kushte normaliteti politik. Në anormalitetin ku jemi, shkaktuar në pjesën më të madhe edhe nga vendimi, po i Sekretarit Blinken, për të shpallur non-grata Sali Berishën, vizita e tij do të kishte efekte nukleare”./Alfapress.al

 

 

Po ndodh...

ide