"Ndryshon" Gazi, por jo Saliu/ Berisha vijon sulmet ndaj SPAK-ut si organizatë kriminale

12 Shkurt 2024, 20:34 / POLITIKË ALFA PRESS

"Ndryshon" Gazi, por jo Saliu/ Berisha vijon sulmet ndaj SPAK-ut si
Mbledhja e sotme e deputetëve të “Rithemelimit” dhe shkrirja e grupimit të Gazment Bardhit me ta, bën që automatikisht të gjithë të njohin Sali Berishën për kryetar të atij grupimi.

Ndonëse Bardhi i bishtnoi sërish kësaj pyetje, veprimet e tij flasin më shumë se fjalët.

Pak orë pas mbledhjes së deputetëve, Sali Berisha nga Ballkoni i tij sulmoi sërish SPAK-un dhe drejtuesin e tij, Altin Dumani, duke e quajtur SPAK-un si ‘organizatë kriminale dhe SKAP të partisë’, ndërsa drejtuesin e saj si ‘pushkë që përdoret si Duman në krye të organizatës kriminale’.

Berisha, Noka, Paloka dhe të tjerë të grupimit të deputetëve të “Rithemelimit” janë të qartë në atë se si e trajtojnë dhe në gjuhën që përdorin ndaj SPAK-ut dhe Altin Dumanit, mirëpo, tashmë, me bashkimin dhe heshtjen e tyre, e njëjta gjë vlen edhe për Bardhin dhe deputetët që e ndjekin.

Sepse nuk mund të rrish në një tavolinë me Palokën dhe Nokën dhe të kesh koncept tjetër për SPAK-un dhe drejtësinë.

Heshtja të bën bashkëfajtor në këto raste.

Ironia e madhe është se ndërsa Berisha sulmonte dhe akuzonte SPAK-un, njëkohësisht ai i thurte elozhe “bashkimit” të deputetëve në selinë e “Rithemelimit”.

 

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128