Është koha që Jorida Tabaku të sqarojë, ishte në mbledhjen online apo Bardhi gënjen në emër të saj!

12 Shkurt 2024, 20:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Është koha që Jorida Tabaku të sqarojë, ishte në
Në njoftimin e shpërndarë në media nga Gazment Bardhi, bëhet me dije se në mbledhjen e sotme ka marrë pjesë edhe Jorida Tabaku, edhe pse online për arsye shëndetësore.

Më pas, lajmi u retushua në shumicën e mediave, me përjashtim të syri.net, që e ka ende.

Është koha që zonja Tabaku të sqarojë opinionin publik se si qëndron e vërteta: a ishte pjesëmarrëse online në mbledhjen e sotme, ashtu siç ka thënë Gazment Bardhi, apo vijohet të gënjehet në emrin e saj dhe ajo hesht, sepse është e pafuqishme të reagojë?

Si qëndron e vërteta?

E vetmja që mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje është Jorida Tabaku.

Ajo nuk mund të vijojë të bëjë të paditurën.

Ose ka marrë pjesë online në mbledhjen e “Rithemelimit”, duke pranuar dhe njohur Sali Berishën si kryetarin e saj, duke hedhur kështu një hap më shumë nga largimi nga Partia Demokratike, ose të dalë e të përgënjeshtrojë Gazment Bardhin si gënjeshtar dhe manipulator.

Heshtja nuk bën punë në politikë.

Në rastin më të mirë e bën pjesë të “Rithemelimit”, gjë që pas fotos me Yuri Kim-in dhe Escobar-in, do të ishte një shuplakë e pabesë ndaj tyre dhe qëndrimeve publike koherente të diplomacisë amerikane mbi “non gratën”./Alfapress.al

 

Po ndodh...