Mbledhja e bashkimit/ Shpalli Berishën nongrata, deputetja Durata Çupi ka një merak për Blinken!

12 Shkurt 2024, 20:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbledhja e bashkimit/ Shpalli Berishën nongrata, deputetja Durata
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet që të vizitojnë shqipërinë më datë 15 shkurt.

Vizita e tij është bërë temë diskutimi edhe në mbledhjen e sotme të grupit mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për këtë, tashmë “Rithemelimi” duhet të vendosë se çfarë qëndrimi do mbajë, teksa sipas Dhurata Çupit, duhet që me faktorin ndërkombëtar të mbahet një qasje ndryshe, bashkëpunuese dhe pozitive.

Personalisht dua të them qe megjithë sensibilitetet që ka secili prej nesh, duhet që me faktorin ndërkombëtar të ndërtojme një qasje ndryshe, bashkëpunuese dhe pozitive. Më datën 15, ditën e parlamentit viziton vendin tonë Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken. Cili do jetë qëndrimi, sepse do jetë çështje që do marrë vemendje! Do e pershëndesim vizitën e tij? Do duhet qe z. Bardhi dhe z.Noka të kenë përgjigje për këtë.”– tha ajo.

Ka qenë vetë Blinken ai që ka shpallur Berishën non-grata, dhe për këtë ai është sulmuar shpesh herë nga ish-kryeministri, ndërsa të gjithë zyrtarët amerikanë evitojnë takimet me Berishën.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 15 shkurt dhe do të shoqërohet prej ish-ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila tashmë në DASH mban detyrën e Zëvendës Asistentes të sekretarit Blinken për Europën dhe Euro Azinë. Edhe ish-ambasadorja ka pasur një “luftë” të hapur me Berishën, teksa shërbente në vendin tonë.

 

Po ndodh...