
Rama bën protagonistin në Samitin e Londrës: Jam veteran i këtyre lloj formateve!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë me anë të një lidhjeje skype në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, ku si gjithmonë dhe në këtë samit kërkoi të bëntë protagonistin.
Përveç gënjeshtrave që Shqipëria ka ndryshuar shumë ai u shpreh se është veteran i këtyre formatave sepse ka qenë i pranishëm qysh prej ku ka lindur ky format.
“Unë jam veteran i këtyre lloj formateve,sepse kam qenë i pranishëm qysh prej kur ka lindur ky format, para 10 vjetësh. Për 10 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç sasisë dhe ngjyrës së flokëve të mi tani. Rajoni po shkon mirë dhe derisa bota po ashtu po ndryshon, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Prej një vendi me stigmën e një vendi të pasigurt, në një vend i cili vitin e kaluar ka mbërri në një shifër prej 10 milionë turistësh, më shumë se trefishi i popullatës që kemi”, tha Rama.
Ai përmendi resurset e reja energjetike, ndërsa tha se më parë sistemi energjetik i Shqipërisë ishte “gati duke u shkatërruar”, për shkak se, siç tha ai, “shumica e popullatës nuk paguante faturat”.
“Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri nuk ka ndryshuar fare dhe jemi nën nivelet e rajonit”, tha ai.
-
Borrell: Takimet me Kurtin dhe Vuçiçin në Mynih, të pasuksesshme!
26 Shkurt, 10:55 -
-

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128