Metaj bën prapa për SPAK: Nuk po e sulmoj por Rama e ka kapur për fyti!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj gjatë një deklarate për mediat ka folur në lidhje akuzat e bërë ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar këtë të fundit se është takuar me Charl McGonigalin.
Në lidhje me akuzën, Dumani reagoi së fundmi duke u shprehur se nuk e ka takuar ndonjëherë McGonigalin, duke bërë që kreut të PL t’i bëhej sërish pyetja nga gazetarët e pranishëm.
Ai është shprehur se as si President dhe as si kryetari i PL nuk e ka akuzuar ndonjëherë SPAK, por sipas tij ky i fundit nuk e ka bërë asnjëherë punën e tij dhe është kapur prej fyti nga Edi Rama.
“Nuk ekziston dhe nuk ka ekzistua asnjë sulm nga Ilir Meta, si President apo kryetar i PL ndaj SPAK. Pavarësisht se e kam bërë të qartë si President publikisht dhe më pas në mënyrë të vazhdueshme, që zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota ishte një kapje flagrante e institucionet të Prokurorisë, pasi në këtë mënyrë u kap KLP, përmes emërimeve që bëri Arta Marku.
SPAK ka pasur të gjithë mbështetjen time si president për të bërë detyrën dhe kurrë nuk e ka bërë, për ato pritshmëri që kërkoheshin. SPAK është rezultat e një pjellje të sforcuar.
SPAK-un e kapi për fyti Edi Rama. SPAK pritej që të hetonte dosjen e Dibrës, por e flaku në Prokuroritë e Rretheve.
Të gjithë prisnin që SPAK të vepronte për zgjedhjet e vitit 2021, ku u derdh gjak.
Sa i takon raporteve të mia me SPAK ka qenë transparente. Kam çuar disa raste në SPAK, por kurrë nuk kam marrë përgjigje “tha Metaj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



