Mosbindje civile, protestuesit bllokojnë edhe rrugën te Pallati me Shigjeta
23 December 2024, 17:18 / POLITIKË

Opozita ka nisur protestën e saj në kuadrin e “mosbindjes civile”.
Raporton se mbështetës të PD kanë bllokuar rrugën te Pallati me Shigjeta, një nga 5 pikat ku prej orës 17:00 deri në orën 20:00 do të protestohet.
Policia i ka bërë thirrje protestuesve që të mos bllokojnë rrugët.
Disa dhjetra automjete kanë mbetur të bllokuara në këtë segment rrugor nga qytetarët që qëndrojnë në rrugë, edhe pse kushtet atmosferike janë të këqia.
Raportohet për disa debate mes protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve që kanë mbetur të bllokuar për shkak të protestës. Duket se Policia nuk ka siguruar rrugë alternative qarkullimi, ndërsa ka një kaos në segmentet ku po protestohet.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
Nga Alban Daci
ide
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Nga Demush Shasha
Rama& Berisha, përse i refuzojnë mesazhet e protestës?
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


