
“Ngele t’u pyet për shokët e mi”, Basha i përgjigjet Ramës: S’ke faj veç një shok të ka ngel…

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur në mënyrë ironike Edi Ramës, pas një replike të këtij të fundit, nga njësia 8-të në kryeqytet, ku Rama pyeti ndër të tjera për kandidatin e Koalicionit Euroatlantik.
Në një mesazh nga banesa e tij, Basha solli në vëmendje kandidatin e Koalicionit Euroatlantik për zonën, Pëllumb Seferin, duke i kujtuar Ramës rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021.
“O Rame! Na nxorre gjumin. Tek lagjja ime e vjetër. Kush është kandidati? Pëllumb Seferi, o Rame. E njeh mirë ti! Ta hoqi skalpin në 2021!” – tha Basha.
Ai vijoi me ironi ndaj Ramës, duke i kujtuar shokët e tij të dikurshëm që sot janë në arrest, arrati apo nën hetim:
“Ngele tu pyet për shokët e mi. S’ke faj, mor burrë, gjithë shokët e tu te 7x7 = 313, Rame! Veç një shok të ka ngel. Bufi, bufit, por vdes për bufin ti, Rame. Ti dhe bufi, bufi dhe ti – jeni të pandarë.”
Videomesazhi i Bashës:
“O Rame! Na nxorre gjumin. Tek lagjja ime e vjetër. Kush o kandidat? Pëllumb Seferi o Rame. E njeh mirë ti! Ta hoqi skalpin në 2021! E mor Rame, ngele t’u pyet për shokët e mi. S’ke faj mor burrë, gjithë shokët e tu te 7x7=313 Rame! Veç një shok t’ka ngel. Bufi bufi, por vdes për bufin ti Rame. Ti dhe bufi, bufi dhe ti, jeni të pandamë. Hajde Rame, hajde se lidhemi nesër për më shumë.”

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128