Zhvillimet politike në vend, Partia Demokratike del me një Rezolutë

8 Prill 2024, 09:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Zhvillimet politike në vend, Partia Demokratike del me një

Kryesia e Partisë Demokratike e mbledhur dje (7 prill) ka analizuar zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend duke dalë me një rezolutë. 

Rezoluta:

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e mbledhur më 7 prill 2024, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore, nën dritën e zhvillimeve më të fundit politike dhe institucionale, konstaton se:

- Reforma në drejtësi është duke dhënë rezultatet e para konkrete inkurajuese në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë;

- SPAK dhe GJKKO gëzojnë sot mbështetjen më të lartë dhe besimin më të madh publik;

- Për këto shkaqe Partia Socialiste dhe disa deputetë të zgjedhur me vota opozitare, janë bashkuar në akte parlamentare, të realizuara në mungesë të plotë të transparencës , si një përpjekje për të dekurajuar këto arritje, si dhe krijimin e një atmosfere politike që trysnon organet e reja të drejtësisë;

- Bashkimi i votave, si një front i konsoliduar, për të amnistuar veprat penale të korrupsionit dhe sinkronizimi i qëndrimeve kundër SPAK dhe organeve të reja të drejtësisë, janë akte të qarta në këtë drejtim;
Si dhe,

- Sabotimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke rrëzuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese;

- Tentativa për mbajtjen në fuqi të sistemit të listave të mbyllura dhe përjashtimi nga e drejta e votës të shtetasve shqiptarë në diasporë;

Janë akte që minojnë ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Partia Demokratike e Shqipërisë i konsideron këto zhvillime si një kërcënim për demokracinë dhe rendin ligjor.  

Partia Demokratike shpreh me forcë angazhimin e saj të palëkundur për:

- Forcimin e institucioneve demokratike;

- Vendosjen e barazisë përpara ligjit si parim themelor kushtetues;

- Ndarjen e pushteteve, si garancia kryesore e një qeverisjeje të mirë dhe transparente;

- Mbështetjen e pakushtëzuar dhe pa rezerva për sistemin e drejtësisë, në përpjekjet kurajoze për rivendosjen e ligjshmërisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë;

- Një Sistem Zgjedhor që siguron garën e hapur, barazinë e votës dhe votën e diasporës, duke i qëndruar me vendosmëri propozimeve tona për:

o Lista të hapura;

o Shqipëria një zonë zgjedhore;

o Mundësimi i votimit të diasporës;

o Votimi dhe numërimi elektronik.

Partia Demokratike siguron opinionin publik se do të ndërmarrë çdo hap në mbrojtje të këtyre parimeve demokratike.

Partia Demokratike i rikonfirmon partnerëve ndërkombëtarë angazhimin e saj politik për të çuar përpara përpjekjet e përbashkëta për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128