
Parlamenti Evropian, zyrë në Shqipëri, Rama: Në 16 maj mirëpresim në Tiranë liderët e të gjithë kontinentit


Në rubrikën “Sy m’Sy” të datës së sotme, Kryeministri Edi Rama theksoi hapjen e një zyre të re të Parlamentit Evropian në Tiranë, duke e cilësuar këtë një zhvillim të rëndësishëm për Shqipërinë dhe për pozicionin e saj ndërkombëtar. Ai tha se kjo zyrë do të shërbejë si pikë kyçe kontakti mes Parlamentit Evropian, parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe partnerëve të tjerë në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Rama foli edhe për përgatitjet për samitin e madh të Komitetit Politik më 16 maj, duke njoftuar se liderët e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian do të vijnë më 15 maj për një darkë pune me liderët e tjerë të Ballkanit. Ai theksoi se më 16 maj, Tirana do të mirëpresë liderët e kontinentit, përveç Rusisë.
Ky ishte një moment i rëndësishëm për të theksuar rolin strategjik të Shqipërisë në Ballkan dhe angazhimin e saj për integrimin në Bashkimin Evropian.
Rama: Zyra e PE në Tiranë, e cila do të shërbejë si pikë kyce kontakti mes PE dhe parlamenteve kombëtare të shoqërisë civile dhe të gjithë partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor. PE që vendos të hapë zyrën e tij në një narkoshtet, si ka mundësi? Dhe për të qenë shumë të qartë, PE me hapjen e kësaj zyrre konfirmon një strategji më të mirë të BE dhe nga ana tjetër, përcakton pa diskutim Shqipërinë si pikë referimi jashtë perimetrit të BE dhe si vendin që së shpejti do të jetë anëtare e BE. PE ka tre zyra aktualisht, në Neë York për marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara, në Jakarta për Zinë Juglindore dhe në…për marredhëniet me Bashkimin Afrikan. Sot Shqipëria dhe Tirana bëhen vendi mikpritës i zyrës së re të Parlamentit Evropian, një zyrë tjetër me gjasë do ta hapë edhe në Moldavi për të mbuluar pjesën në kufi me Rusinë. Ky është vlerësim i jashtëzakonshëm, moment tjetër shumë i mirë për pozicionin tonë ndërkombëtar dhe kemi filluar paralelisht përgatitjet për samitin e madh të komitetit politik më 16 maj. përpara samitit, të gjithë liderët kanë vendosuer të vijnë me 15 maj për një darkë punë me mua dhe liderët e tjerë të Ballkanit. Pra, 15 do të mikpresim liderët e KiE dhe të BE, dhe me 16 do të vijnë liderët e të gjithë kontinentit me përjashtim të Rusisë. Për mos të krijuar asnjë lloj luhatje në sytë e tyre se në Shqipëri nuk ka një shumicë. Është hera e parë në historinë e këtij procesi ku fjalët janë të përputhura me vullnetin konkret për përfshirjen e Shqipërisë në BE. Është hapur një dritare mundësie dhe për herë të parë vota e shqiptarëve është një votë gjeopolitike. Kemi kalendarin më ambicioz në historinë e integrimit që të mbyllim të gjithë procesin e negociateve brenda 2027.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128